Vdes shkrimtari Adem Gashi

09:51 | 16 Janar 2024
vdes-shkrimtari-adem-gashi

Të martën në mëngjes ka vdekur shkrimtari Adem Gashi.

Kshtu ka njoftuar i biri i të ndjerit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc Drenas.”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.

Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, iu dha Adem Gashit.

Ndërsa në vitin 2018, Adem Gashi ishte fitues i vendit të dytë në konkursin e poezisë “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus.

Komento: