E dhimbshme: Vdes shoferi që aksidentoi dy javë më parë një veturë të policisë

14:08 | 18 November 2024
vd*es-shoferi-qe-aksidentoi-dy-jave-me-pare-nje-veture-te-policise

Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur me 5 nëntor ku si pasojë mbetën të lënduar edhe pesë zyrtarë policorë.

Ndërsa, viktima ishte shofer në një veturë civile në momentin kur aksidentoi policët.

Insajderi meson se viktima është Adem Llausha i cili ka vdekur të dielën në mbrëmje në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Komento: