Vdes studenti nigerian disa javë pasi u largua nga lufta në Ukrainë

10:46 | 22 March 2022

Kishte shkuar për studime në Ukrainë prej Sokotos, vend në Nigerinë veriore. Huzaifa Habibu, student, kishte arritur t’i mbijetoj agresionit rus në Ukrainë.

Me të nisur lufta në Ukrainë nga Rusia, Habibu u largua.

Por, me t’u kthyer në Nigeri, studenti vdiq. Nuk janë të qarta ende rrethanat e vdekjes së tij, raporton BBC.

Babai i tij, Habibu Halilu Modaci, tha për BBC-në se ai u dërgua në spital pasi u ankua se kishte humbje oreksi.

22-vjeçari që studione mjekësi në Ukrainë, do të diplomohej vitin e ardhshëm dhe kishte plan për t’u kthyer në Nigeri vetëm pak javë më parë.

Pas 3 vjetëve, kjo ishte hera e parë që ai po kthehej në shtëpi.

Modaci, babai i tij, ka thënë se djali i tij ua kishte rrëfyer tmerret e luftës në Ukrainë dhe përpjekjet e tij për të shpëtuar.

Nigeria deri tash ka evakuuar më shumë se 1500 studentë të vet nga Ukraina. Janë rreth 100 të tjerë që kanë mbetur të bllokuar në qytetin e Khersonit.

Komento: