Vdes tragjikisht Liam Payne i One Direction, raportohet se ra nga kati i tretë i hotelit ku qëndronte

08:31 | 17 Tetor 2024

Ish-anëtari i One Direction, Liam Payne, ka vdekur tragjikisht në moshën 31-vjeçare.

Ai raportohet se ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aries të Argjentinës.

Britaniku kishte marrrë famë botërore si pjesë e bendit me çuna, One Direction, duke shitur dhjetëra miliona incizime.

Ende nuk ka detaje nga rrethanat e vdekjes së këngëtarit, dhe se pse ndodhej në kryeqytetin argjentinas.

Komento: