Vdes tragjikisht në vend të punës kosovari në Itali

12:03 | 28 Mars 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës.

Rasti i rëndë ka ndodhur përderisa viktima ka qenë duke manovruar më vinç dhe një ngarkesë me dritare.

Viktima është Nazmi Morina nga fshati Lubizhdë i Malishevës.

Për rastin kanë njoftuar edhe familjarët.

Komento: