Sot ka ndërruar jetë një i ri nga fshati Lloqan komuna e Deçanit.
Mësohet se i riu nga Deçani humbi jetën tragjikisht, pasi zjarri e ka kapluar shtëpinë e tij, në orët e hershme të mëngjesit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova.
Për vdekjen tragjike të tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Deçanit.
Ai përmes një postimi në Facebook, i ka shprehë ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit.