Vdes tragjikisht një person nga shembja e një muri në Istog

12:01 | 14 Nëntor 2021

Shembet muri në Istog, vdes tragjikisht një person.

Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një muri në fshatin Vrellë të Istogut, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 9 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova

Komento: