Vdes tragjikisht një pushues në Vlorë

13:08 | 03 Gusht 2020

Një pushues ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Zvërnecit pasi ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka vdekur në ujë.

68 vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Komento: