Vd*es tragjikisht zyrtari i FSK-së, Liman Musliu

22:08 | 09 November 2024
vd*es-tragjikisht-zyrtari-i-fsk-se,-liman-musliu

Ka vdekur në një aksident ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, përcjell Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Aktualisht ai shërbente si zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në poziten zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat !

Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë.

Komento: