Ish-futbollisti serb, Sinisa Mihajlovic, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.
Ai vdiq në një klinikë të Romës këtë të premte.
Ish-trajneri i Bolongas po vuante nga sëmundja e rëndë për të cilën kishte njoftuar në vitin 2019.
Lajmi për vdekjen e ish-futbollistit u bë i ditur nga familja.
“Gruaja e tij Arianna, me fëmijët e tyre Viktorija, Virginia, Miroslav, Dushan dhe Nikolas, mbesa Violante, nëna Vikyorija dhe vëllai i tyre Drazen, me dhimbje komunikojnë vdekjen e padrejtë dhe të parakohshme të bashkëshortit, babait, djalit dhe vëllait shembullor, Sinisa Mihajlovic. Një njeri unik, një profesionist i jashtëzakonshëm, i disponueshëm dhe i mirë për të gjithë. Ai luftoi me guxim kundër një sëmundjeje të tmerrshme. Falenderojmë mjekët dhe infermierët që e kanë ndjekur ndër vite, me dashuri dhe dashuri respekt, sidomos Dr.Franceska Bonifazi, Dr.Antonio Curti, Prof.Alessandro Rambaldi, dhe Dr.Luca Marchetti. Sinisa do të mbetet gjithmonë me ne. Jetojmë me gjithë dashurinë që na ka dhuruar”, thuhet në njoftimin e familjes.
Mihajlovic së fundmi ishte trajner te Bologna, teksa më herët ka drejtuar edhe Sporting Lisbonën, Torinon, Milanin, Sampdorian, Fiorentinan, Catanian, si dhe ishte përzgjedhës te Përfaqësuesja e Serbisë.
Si futbollist, Mihajlovic karrierën e kaloi duke luajtur te Crvena Zvezda, Roma, Sampdoria, Lazio dhe Interi.