Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur vajza nga Shkupi.
Lajmin e ka bërë të ditur humanisiti Halil Kastrati.
Ai ka njoftuar se ka vdekur vajza nga Shkupi për të cilën ishte mobilizuar një numër i madh për ta shëruar, shkruan ORAinfo.
Kastrati ka treguar se vajza ka ndërruar jetë sot gjatë ditës.
“Para gjysme ore ndërroj jete Melisa Ibrahimi nga Shkupi , vajza e cila na bëri të organizohemi për te grumbulluar ndihme për te. Melisa ishte jetime dhe jetonte vetëm me nënën te daja sepse i kishte vdekur edhe babai”, ka shkruar Kastrati.
Ai ka treguar se nëna e Melisës ka kthyer shumë mjete të grumbulluara për shërimin e Melisës, me qëllim që të nderohet një shtëpi për nevojtarët.
“Për Melisen u gurmbullua ndihme e madhe e nga ajo ndihme përmes bamirësve ja brejtëm një banese dhe ja siguruam edhe terapinë e saj.
Nëna e Melises e dhuroj thuajse gjysmën e ndihmës tek ne, për ta ndërtuar një shtëpi për një familje nevojtare”, ka shkruar Kastrati në njoftimin e tij.
Ai ka njoftuar se varrimi i saj do te behet nesër me namazin e drekës në varrezat e Butelit ne Shkup. /ORAinfo/