Vdes vëllai i Lutfi Hazirit

20:01 | 02 Dhjetor 2025

Vëllai i Lufti Hazirit, Bedriu Haziri, ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Zurichut pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.

Haziri e kujton të vëllanë si një person të veçantë, të ndershëm dhe me shpirt të bardhë.

“Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte. Do të kujtojmë përjetë shpirtin e bardhë e njerëzinë e tij,” tha ai.

“Informacione për datën dhe vendin e varrimit dhe të pamjeve do të njoftohen në kohën e duhur”, shkroi Haziri.

Komento: