Ka vdekur Agron Haradinaj, vëllau i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj u shpreh i pikëlluar derisa iu shprehu ngushëllime familjarëve për largimin nga jeta të Agronit.
Ish-kryeministri tha se Agroni vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit”,
Agroni ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavi.
“Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen. U prehsh në paqe, Agron!“, ka shkruar Haradinaj.