Vdesin 100 mjekë nga nga koronavirusi në Itali

22:39 | 09 April 2020

Eoronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën duke lënë shumë viktima.

Numri i vdekjeve lidhur me koronavirusin midis mjekëve italianë arriti sot në 100, pasi katër mjekë të tjerë vdiqën në 24 orët e kaluara.

Federata e mjekëve italianë, FNOMCEO, tha që shifra mund të ishte edhe 101, transmeton lajmi.

Raportet e mediave italiane vlerësojnë se 30 infermierë dhe ndihmës infermierë kanë vdekur gjithashtu nga COVID-19.

Në numër përfshihen mjekë në pension që ishin kthyer vullnetarisht në punë gjatë shpërthimit të COVID-19.

“Numri i mjekëve që kanë vdekur për shkak të COVID-19 është 100 – mbase edhe 101 për momentin, për fat të keq”, deklaroi FNOMCEO.

Rreth 8,000 u paraqiten vullnetarë nga stafi mjekësor muajin e kaluar për të marrë pjesë në një forcë emergjente ndaj koronavirusit.

Komento: