Moti i keq që ka goditur vendin gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar mjaft probleme me lëvizjen, furnizimin me energji elektrike si edhe ka detyruar KESH-in të rrisë shkarkimet nga kaskada e Drinit, ndërkohë që janë shënuar edhe dy jetë të humbura.
Babë e bir humbën jetën gjatë mesditës së sotme në Shkrel të Malësisë së Madhe teksa uji i rrëmbyeshëm mori para makinën e tyre duke mos u dhënë asnjë shans shpëtimi.
Në makinë ndodhej edhe vajza e familjes, por policia bën me dije se ajo ka mundur të dalë prej mjetit për shkak edhe të ndihmës së dhënë nga banorët e zonës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit”, bën me dije policia. /abcnews .al