Vdesin dy qytetarë të Kosovës në aksidentin në tunelin e Kalimashit

21:55 | 18 Tetor 2023

Dy qytetarë të Kosovës të vdekur në aksidentin në tunelin e Kalimashit.

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure (18 tetor) në tunelin e Kalimashit, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Kosova, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti, fatkeqësisht kanë humbur jetën S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa Policia ka nisur hetimet./RTSH

Komento: