Vdesin gjashtë persona nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15:04 | 02 Shtator 2020

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë nga Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë gjashtë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid 19, shkruan Express.

Kjo gjë u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Komento: