Vdesin nga etja gjashtë emigrantë në shkretëtirën e Saharës, përfshirë katër fëmijë

12:24 | 13 August 2021

Gjashtë emigrantë, përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur nga etja në pjesën tuniziane të shkretëtirës të Saharës, pranë kufirit me Algjerinë.

Emigrantët vdiqën në mes të valës së të nxehtit në Tunizi dhe të gjithë rajonin Mediterannean, tha Aymen Béjaoui për një stacion radio lokale.

Në Tunizi temperaturat të mërkurën arritën një rekord të lartë prej 50 gradë Celsius C (122 F), sipas shërbimit kombëtar të motit.

Autoritetet tuniziane kanë thënë kohët e fundit se po shohin një rritje të emigrantëve nga vendet afrikane që përpiqen të kalojnë kufirin nga Algjeria në Tunizi me qëllim të arritjes në Evropë përmes Detit Mesdhe.

Javët e fundit, peshkatarët tunizianë dhe autoritetet detare kanë marrë një mori trupash të emigrantëve të mbytur dhe kanë shpëtuar qindra të tjerë pasi anije të shumta u mbytën ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë, raporton Washingtonpos.

Komento: