Vdiq gazetari dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi

19:07 | 25 Korrik 2023

Sot në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari dhe dramaturgu Haqif Mulliqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë e bija e tij, Getoarbë Mulliqi, përmes një shkrimi në Facebook.

”Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalen dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë, ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Haqif Mulliqi ka qenë edhe profesor i dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Komento: