Vdiq pacienti që u hodh nga klinika e QKUK-së

13:10 | 15 January 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton për vdekjen e pacientit i cili u hodh nga dritarja e klinikës mëngjesin e sotëm.

Për shkak të plagëve të marra pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Me rastin po merret edhe policia.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha policia.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

Komento: