Vdiq tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, “Jahushi”

15:16 | 25 Gusht 2025

Kombëtarja shqiptare ka mbetur pa njërin prej tifozëve më të famshëm.

Artan Salihu, i njohur në opinion me nofkën “Jahushi” ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit.

Ndërkohë, për “Jahushin” postim kanë bërë edhe Tifozat Kuq e Zi, të cilët e shprehën mërzinë për humbjen e njërit prej tifozëve më të flaktë të Kuqezinjve.

Jahushi, një tifoz karizmatik, e kishte mbështetur Kombëtaren që nga vitet e para të pasluftës.

Komento: