“Vdis”, i tërë stadiumi i Osasunas me thirrje të rënda drejt Vinicius Jr

13:58 | 23 Shkurt 2026

Vinicius Jr. u bë sërish objekt i thirrjeve fyese gjatë ndeshjes së fundit të Real Madrid në La Liga kundër CA Osasuna.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa pësoi një humbje zhgënjyese 2-1 në udhëtim, me brazilianin që realizoi golin e vetëm për madrilenët dhe vazhdon një formë të mirë individuale.

Megjithatë, mbrëmja e tij u njollos nga abuzimet verbale të tifozëve vendas. Vetëm pak ditë pasi ishte në shënjestër të abuzimeve raciste në një përballje të Ligës së Kampionëve kundër Benficas, 25-vjeçari u vu sërish në shënjestër.

Këtë herë, tifozët e Osasunës në “El Sadar” dëgjoheshin duke thirrur: “Vinicius, muerete”, pra që nënkupton “Vinicius, vdis”.

Incidenti pritet të rikthejë debatet mbi sjelljen e tifozëve dhe mbrojtjen e lojtarëve nga abuzimet në futbollin spanjoll.

Kjo nuk është hera e parë që Vinicius po kritikohet rëndë nga tifozët kundërshtarë, të cilët po e fishkëllejnë vazhdimisht thuajse në secilën ndeshje./Telegrafi

Komento: