Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësin Hysen Durmishi, kanë marrë pjesë sot në përurimin e një pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
Megjithatë momenti i prerjes së shiritit ka qenë i sikletshëm, meqë ka pasur vetëm dy palë gërshërë, të cilat fillimisht i kanë marrë Kurti e Aliu, ndërkohë që zv.ministri Hysen Durmishi kishte mbetur me duar thatë.
Kur ka parë një moment të tillë, Aliu ia ka dhënë gërshërët e veta zëvendësit të tij për ta prerë shiritin bashkë me Kurtin.