Veç edhe 7 ditë kohë i kanë mbetur Barcelonës për të paguar klauzolën e Lautaros

13:23 | 01 July 2020

Barcelonës i mbeten edhe 7 ditë kohë për të paguar klauzolën e Lautaros.

Vetëm shtatë ditë! Kaq ka në dispozicion Barcelona për të bërë goditjen e madhe të kësaj vere, pas sigurimit të Miralem Pjanicit nga Juventusi, duke qenë se më 7 korrik skadon klauzola e Lautaro Martinezit.

Akordi i mundshëm mes sulmuesit argjentinas të Interit dhe katalanasve është 7 ditë larg dhe 111 milionë euro distancë.

Ose ndoshta, edhe 90 milionë, duke qenë se pavarësisht klauzolës, kjo është kuota e fundit nga e cila Interi nuk kërkon që të ulë pretendimin e tij.

Zikaltrit kanë dalë hapur duke nënvizuar se Lautaro nuk ka kërkuar largimin, por nëse është i joshur nga Barcelona, atëherë është i lirë të shkojë, mjafton që të sjellë paratë që duan milanezët.

Dhe ndërkohë, Interi po gërmon në merkato, për të mos u kapur në befasi në rast divorci, edhe pse vetë Lautaro duket i lumtur tek italianët, siç tregon edhe postimi i tij i fundit, i qeshur, përkrah Romelu Lukakut, partnerit të tij në repartin ofensiv.

Komento: