Veç “ujë e sapun”, kjo është fytyra e vërtetë e Nihanit

17:45 | 15 March 2019

Janë të rrallë figurat publike që postojnë foto pa grim.

Njerëzit e famshëm janë gjithmonë tepër të kujdesshëm për imazhin e tyre.

Nuk ndodh shpesh t’i shohësh të veshur keq apo pa make up, edhe kur kjo ndodh ata nxitojnë të fshihen nga paparacvët apo gazetarët. Megjithatë, të kundërtën mund të themi për aktoren e njohur turke Neslihan Atagul.

Ajo nuk e ka problem të tregojë se sa natyrale është në jetën e përditshme. Kështu, ylli i “Dashuri e pafund” ka postuar një foto ujë e sapun, pa asnjë grimcë make up. Komentet kanë qenë të shumta por kryesisht positive. Fansat e komplimentonin aktoren që zgjedh gjithmonë të jetë kaq sportive.

Komento: