Vedat Bajrami shkon në Umre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka një lutje të veçantë nga vendi i shenjtë

18:25 | 10 Mars 2026
vedat-bajrami-shkon-ne-umre-gjate-muajit-te-shenjte-te-ramazanit,-ka-nje-lutje-te-vecante-nga-vendi-i-shenjte

Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, ka udhëtuar drejt vendit të shenjtë në Mekë, ku gjatë muajit të bekuar të Ramazan ka vendosur të kryejë Umren.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit e tij edhe disa momente nga vizita pranë Qabeja.  Në përshkrimin e postimit, Bajrami ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për mundësinë që t’i vizitojë vendet e shenjta, duke përcjellë edhe një mesazh urimi dhe lutjeje për të gjithë besimtarët.

“Elhamdulilah (الحمد لله)! Falënderimi i takon Allahut! Nga vendi i shenjtë i Mekës, pranë Qabes, lutem që Allahu t’ju mbushë zemrat me paqe, shtëpinë me bereqet dhe jetën me shëndet e lumturi. Allahu i pranoftë lutjet tona”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Vizita në Mekë për kryerjen e Umres konsiderohet një moment i veçantë shpirtëror për besimtarët myslimanë, ndërsa Vedat Bajrami duket se ka zgjedhur pikërisht muajin e shenjtë të Ramazanit për ta përjetuar këtë përvojë të rëndësishme fetare. /Telegrafi/

Komento: