Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur në kryeqytetin e Italisë, në prag të transferimit të tij te skuadra e re.
Anëtari i Fenerbahce, para nisjes për Romë, është shprehur i lumtur me lëvizjen që po kompleton dhe ka treguar edhe synimet e tij.
“Unë zgjodha Lazion pasi vërejta se ata më dëshironin shumë. Shoh veten të përshtatshëm për stilin e tyre të lojës. Ata kanë luajtur me dy sulmues për pjesën më të madhe të sezonit”, ka thënë Muriqi.
“Unë do të shkoj në një skuadër të re. Synimi i parë është të kem sukses në Romë dhe të luaj për klube më të mëdha në të ardhmen. Me pak fjalë, do të bëj më të mirën për Lazion”, ka shtuar kosovari.
Muriqi do të kryej nesër testet mjekësore, kur edhe pritet të zyrtarizohet në skuadrën e re.