Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po rikthehet fuqishëm te klubi i Lazios pasi kaloi me sukses Covid-19.
Muriqi, pasi u testua dy herë për Covid-19, ai në të dy testet doli negativ, dhe tashmë ka pranuar dritën e gjelbërt për t’u stërvitur.
Në një fotografi që ka publikuar skuadra e Lazios, shihet Muriqi në palestër, ku duket në element.
Kujtojmë se Muriqi ka pranuar ftesën e Kosovës për tri ndeshjet e tetorit në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.