Vedat Muriqi ka fituar edhe zemrat e fëmijëve në Mallorca

14:59 | 14 April 2023

Vedat Muriqi është duke kaluar një periudhë fantastike me ekipin e Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës deri më tani ka shënuar gjithsej 12 gola në La Liga të Spanjës, ndërsa më shumë se ai kanë vetëm Robert Leëandoëski me 17 gola, Karim Benzema 14 dhe Enes Unal 13 sosh.

Skuadra e Mallorca-s brenda 28 javësh ka shënuar gjithsej, 25 gola që i bie se 50 % të tyre i ka realizuar Vedat Muriqi.

Bile, 28 vjeçari u ka shënuar skuadrave spanjolle ma më nam: Real Madridit, Atletico Madridit, Valencias, Villarealit, Real Betisit etj.

E “Pirati” ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Mallorca-s duke mos llogaritur as moshë e as gjini.

Më poshtë keni fotografinë ku prizrenasi u rrethua nga shumë fëmijë në seancen stërvitore me ekipin spanjoll.

Komento: