Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon momente fantastike në La Liga, me ekipin e Mallorcas.
Por, e ardhmja e lojtarit “dardan” është ende në pikpyetje, pasi shumë klube tashmë i kanë bërë oferta sulmuesit nga Kosova.
Komentatori sportiv në Turqi, Serkan Korkmaz, deklaroi se Vedat Muriqi sezonin e ri mund të luaj në ekipin e Galatasarayt, aty ku bën pjesë edhe lojtari tjetër “dardan”, Milot Rashica, shkruan Lajmi.
Një spekulim i tillë, mund të bëhet edhe realitet, pasi skuadra e Galatasarayt mund të mbetët pa sulmues kryesor, pasi Mauro Icardi pritet të largohet nga klubi menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.
Vedat Muriqi e njeh mjaftë mirë ligën e Turqisë, pasi në të kaluarën ka luajtur për skuadrat, si: Genclerbirligi, Caykur Rizespor dhe Fenerbahce.
Sulmuesi kosovar gjatë këtij sezoni me Mallorcan ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 4 asiste në La Liga, duke dhënë një kontribut tejet të madh.