Vedat Muriqi më në fund pritet të jetë startues në ndeshjen kundër Atalantas

14:03 | 27 Janar 2021

Muriqi pritet të startojë, formacione e mundshme Atalanta-Lazio.

Vedat Muriqi pritet të ketë një tjetër shans në Kupën e Italisë në ndeshjen çerekfinale, ndërmjet Atalantas dhe Lazios.

Sulmuesi i Kosovës ishte vendimtar në kualifikimin e Biancocelestëve në këtë fazë, ashtu që Simone Inzaghi do ta inkuadrojë nga minuta e parë.

Atalanta është nikoqire e Lazios në përballjen për një vend në gjysmëfinale dhe sulmin e ekipit vendas pritet ta udhëheqë Luis Muriel.

Formacionet e mundshme

Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Palomino; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Miranchuk; Muriel.

Lazio: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic-Savic, Escalante, Akpa Akpro, Fares; Pereira, Muriqi.

Komento: