Muriqi me postim motivues për ekipin.
Vedat Muriqi po e shijon çdo moment pas paraqitjes së shkëlqyeshme që e shfaqi mbrëmë.
Sulmuesi kosovar e realizoi një gol dhe e bëri një asistim në barazimin 2:2 ndaj Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.
E 29 vjeçari, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes mbrëmë, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka shprehur gëzimin e tij.
Ndërkohë, i ka motivuar shokët për të vazhduar me ritëm të njëjtë me synim që bashkërisht ta shpëtojnë Mallorcën pa rënë nga liga.
“Krenar me ekipin dhe me paraqitjen tonë, bashkë do të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka shkruar “Pirati” në Instagram.
Muriqi arriti në kuotën e tre golave, të cilët i shënoi në tri ndeshjet e fundit.