Oferta zyrtare për Muriqin nga Italia dhe Anglia.
Largimi i shpejtë i Vedat Muriqit nga Fenerbahçe duket se është i pashmangshëm. Së fundi mediat turke kanë raportuar se Fenerbahçe ka pranuar oferta zyrtare për sulmuesin e Kosovës.
Madje bëhet fjalë për oferta që klubi turk nuk mund t’i refuzojë.
Menaxheri Haluk Canatar ka thënë për Ajansspor: “Ka kërkesa me shkrim dhe verbale nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia për transferimin e Vedatit. Nuk mund të zbuloj emrat e skuadrave për momentin, pasi liga është ende duke u zhvilluar. Nuk e di nëse ka mundësi që Fenerbahçes t’i bëhen oferta pa dijen time”.
Muriqi këtë edicion ka 17 gola e shtatë asistime në 32 paraqitje për Fenerbahçen.
Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç ka thënë se preferon që Muriqi të largohet pasi të fitojë trofe.
“Por ka shifra që nuk mund t’i refuzojmë”, ka thënë ai, sipas “fotomac”.
Besohet se Muriqi do të transferohet për të paktën 15 milionë euro. Tottenhami, Leicesteri, Crystal Palace dhe Lazio raportohet se janë skuadrat e interesuara për sulmuesin e fuqishëm.