Vedat Muriqi në faqen zyrtare të La Ligas rrëfen për luftën në Kosovë

13:09 | 19 January 2023

Vedat Muriqi vazhdon të tregojë në Spanjë për periudhën e luftës në Kosovë.

Pas intervistës me Marcan të realizuar pak ditë më parë, tani La Liga ia ka kushtuar një video mjaft të mirë.

Në një intervistë të publikuar për kanalet e La Liga, ai foli për fëmijërinë e tij, luftën që preku vendin e tij dhe të tashmen.

“Prindërit më thanë se para luftës ishte mirë. Më kujtohet se çfarë ndodhi gjatë luftës, ishte një kohë e tmerrshme. Unë gjithmonë them që asnjë njeri nuk duhet ta përjetojë këtë gjë. Ne lamë shtëpitë tona për të shkuar në Shqipëri. Ne jetonim në një shtëpi me 50 persona të tjerë”, rrëfeu Muriqi.

“Të gjithë ne që kemi jetuar luftën i vlerësojmë gjërat shumë më tepër. Është kjo përvojë që më ka ndihmuar të arrij këtu. Gjtihmonë them se para se të mbërrija këtu kam pasur dyshime sepse më duhej të ndërroja shtet dhe më duhej të lija miqësitë e mia. Por tani mund të them se kam bërë zgjedhjen e duhur të jetës sime, sepse edhe familja ime dhe unë jemi të lumtur në Spanjë. Ata më bënë të ndihem i mirëpritur që në momentin e parë që mbërrita. Kjo më dha shumë besim”, është shprehur Vedat Muriqi.

Komento: