Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, është në mesin e 11-futbollistëve të përzgjedhur të selektorit të Spanjës Luis Enrique, në lojën online të quajtur “Fantasy La Liga”.
Ai së bashku me ndihmësin e tij Rafael Pol, diskutuan drejtpërdrejt për preferencat e tyre lidhur me lojtarët.
Enrique e pyeti asistentin e tij se kush i pëlqente “Haaland apo Muriqi?”.
Pol, tha se i pëlqente më shumë Muriqi.
“Haaland më pëlqen por preferoj më shumë Piratin Muriqi” – tha Pol.
Pas tij edhe Enrique e fut në formacion startues “piratin” kosovar, bashkë me lojtarët e tjerë si Aspas, Rodrygo dhe Lewandowski.
Të dy më pas thanë se e kishin analizuar Muriqin edhe para ndeshjes me Kosovën duke e përkufizuar si një lojtar të madh.
Asistenti i kombëtares spanjolle ndër të tjera tha se atë e kishte pyetur edhe vëllai i tij për sulmuesin e Kosovës, herën e parë kur nënshkroi me klubin spanjoll Mallorca.
Rafael Pol, tha se i kishte thënë se do të mund t’i kryente punë goxha Mallorcas.
Dhe ashtu doli.
Vedat Muriqi, herën e parë i ndihmoi ekipit ta sigurojë mbijetesën me pesë golat dhe tre asistat e tij.
E tash Muriqi i ka shënuar tetë gola.