Vedat Muriqi në Serie A, po i bashkohet gjigantit Italian

17:57 | 11 Shkurt 2020

Sulmuesi i njohur kosovar ka bërë që shumë ekipe të kërkojnë atë.

Anglia nuk është më destinacioni i vetëm i mundshëm për transferimin e Vedat Muriqit.

Lajmet e fundit vijnë nga Italia, konkretisht Lazios.

Drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare dëshiron të vazhdojë transferimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën e tij.

Sipas mediumit turk, “sporx. com”, Lazio synon ta transferojë Muriqin në verë dhe bashkë me të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve.

Lazio ndodhet e treta në Serie A, me vetëm një pikë larg Interit dhe Juventusit, dhe gjasat e mëdha të tyre janë të luajnë në ‘Champions’ sezonin e ardhshëm.

Vlera e kartonit të Muriqit është 35 milionë euro, dhe nuk dihet nëse klubi Italian ka kapacitet për të paguar këtë shumë.

Komento: