Muriqi: Jam i lumtur për golat, por më shumë për lojën që treguam.
Vedat Muriqi u deklarua për ndeshjen ndaj Qipros.
Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në takimin e mbrëmjes së sotme, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndër të tjera, ai u shpreh i lumtur për kontributin personal të dhënë dhe fitoren e skuadrës.
“Zhvilluam një ndeshje dhe një lojë fantastike sonte. Jam shumë i lumtur për golat, por edhe më shumë për nivelin e lojës që kishim. Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë më mirë”, tha Muriqi.