Vedat Muriqi nuk është normal, shikojeni çfarë goli ka shënuar

12:30 | 16 March 2019

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në Turqi.

Edhe në këtë javë super sulmuesi kosovar ka shënuar gol.

Muriqi shënoi në ndeshjen kundër Atiker Konyaspor në minutën e dytë, duke ia rrëmbyer për mrekulli topin njërit nga mbrojtësit kundërshtar.

Ndeshja ende është duke u luajtur dhe rezultat është 0-1 në të mirë të Rizespor, transmeton Indeksonline.

Muriqi për momentin ka 11 gola të shënuar dhe 6 asistime këtë sezon në Super Ligën turke, duke qenë kështu golashënuesi i katërt më i mirë në Turqi.

Nëse skuadra e Muriqit fiton sot, atëherë do të grumbullonte 34 pikë, gjashtë më pak se zona që dërgon në Evropa Ligë.

Kjo formë e mirë shpresojmë që Muriqin ta përcjellë edhe në ndeshjet me kombëtaret.

Komento: