Muriqi përfshihet në ekipin e javës në La Liga.
Vedat Muriqit i është shpërblyer paraqitje e shkëlqyeshme që e bëri në fundjavën që shkoi.
Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola kundër Real Valladolidit për t’ia siguruar një pikë Mallorcas në barazimin 3:3, shkruan Gazeta Express.
Dhe, kjo ka bërë që e përditshmja spanjolle “Marca” ta përfshijë “Piratin” në formacionin e javës së 28-të, ndërsa përkrah tij në sulm gjenden edhe Abde dhe Chikwueze.