Vedat Muriqi po transferohet te skuadra e madhe franceze

20:54 | 25 May 2020

Muriqi drejt Francës, klubi elitar do sulmuesin.

Lajmet për të ardhmen e Vedat Muriqit nuk ndalojnë. Sulmuesi mbetet një nga futbollistët shqiptarë që do të ndryshojë me shumë mundësi skuadër në merkaton e verës. Ai pritet të largohet nga Fenerbahçe në verë për të bërë një hap tjetër në karrierë.

Emri i fundit që i është shtuar listës së klubeve që e duan është Rennes në Francë. Hurriyet në Turqi shkruan se klubi francez po mendon që të rrëmbejë sulmuesin shtatlartë, pasi e shohin si të duhurin për sulmin e tyre.

Konkurrenca do të jetë e madhe, pasi Muriqi synon një ekip më të mirë, ndërsa Lazio nga krahu tjetër lëshon ende sinjale. I rëndësishëm është fakti që alternativat për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nuk mungojnë.

Komento: