Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka shënuar dy gola të shpejtë në miqësoren që Mallorca po e zhvillon me Constancian.
Muriqi shënoi dy herë në portën kundërshtare për 98 sekonda.
Kësisoji, Muriqi po tregon formë të lartë me skuadrën spanjolle.
Aktualisht ekipi i “Piratit” po fiton me rezultat 4:0.
Kosovari golin e parë e realizoi në minutën e 7-të të ndeshjes.