Vedat Muriqi tregon kur u desh të largohej për në Shqipëri shkaku i luftës në Kosovë

10:14 | 12 January 2023

Muriqi për Marca tregon kur u desh të largohej për në Shqipëri shkaku i luftës në Kosovë.

Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e madh spanjoll, Marca.

Përveç pjesës së karrierës së tij, Muriqi foli edhe për periudhën e fëmijërisë, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar tregoi se si ishin dashur të largoheshin nga shtëpia në drejtim të Shqipërisë për shkak të luftës.

Unë gjithmonë them që asnjë qenie njerëzore nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. Duhet të arratisesh nga shtëpia se erdhën disa ushtarë, të thanë se do të vendosin bomba dhe ti duhej të ikje. Shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë. Nëse shikoj pjesën pozitive, të përjetosh atë, tani më bën të vlerësoj gjërat e vogla shumë më tepër”, tha Muriqi.

Komento: