Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur përpara mediave në prag të ndeshjes ndaj Andorrës.
Ai komentoi paraqitjen e ekipit në ndeshjen e parë, duke e cilësuar si pozitive.
Më pas për takimin ndaj Andorrës tha që nuk kanë opsion tjetër përveç fitores.
Tutje, ai u pyet edhe nëse është duke e agjëruar muajin e Ramazanit, teksa u përgjigj se nuk po arrin ta bëjë këtë, por ka lojtarë të kombëtares që po e bëjnë.
“Unë nuk jam duke agjëruar, sepse një ditë para lojës ose ditën e lojës s’e agjëroj. Nuk po mundem. Por, po, janë disa që po agjërojnë”, tha Muriqi.
Kujtojmë që Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Andorrën nesër, me fillim nga ora 20:45.