Vedat Muriqi viziton ambasadoren e Kosovës në Itali, mësohet çka biseduan

20:41 | 30 Tetor 2020

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Itali.

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka njoftuar përmes ‘Twitter’ se ka pranuar një vizitë nga ylli i Lazio, Vedat Muriqi.

“Çfarë mënyre e mirë për të mbyllur javën me këtë vizitë të Vedat Muriqit. Me bujari të madhe ai nderoi shtëpinë tonë me një fanellë të debutimit të tij në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Lazios, me të cilën ai është shumë i lidhur”, ka shkruar Haxhitasimi në ‘Twitter’.

Muriqi është transferuar te Lazio gjatë merkatos së kaluar, duke lënë skuadrën e Fenerbahce.

Komento: