Vedat Muriqin, debuton për Lazion kundër Sampdorias

20:02 | 15 October 2020

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi pritet të debutojë për Lazion në fundjavë në Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian, do të udhëtojë drejt Gjenovës, për t’u takuar me Sampdorian në kuadër të xhiros së katërt.

Muriqi që sot (e enjte) është prezantuar si lojtar i Lazios, do të bëjë debutimin të shtunën, pasi te skuadra e Simone Inzaghit do të mungojë Ciro Immobile.

Mediet në Itali parashikojnë debutimin e Muriqit ndaj Sampdorias.

Sulmuesi i Kosovës do të luaj përkrah Correa në sulmin e Lazios.

Formacioni i Lazios kundër Sampdoria: Strakosha, Patric, Parolo, Acerbi, Anderson, Savic, Leiva, Alberto, Fares, Muriqi dhe Correa.

Komento: