Nëse duhet që dikush të vlerësohet dhe të duhet për skeçet e tij tash e një kohë të gjatë është Vedat Osmani.
Ai njihet nga të gjithë, nga i madh dhe i vogël. Pëlqehet dhe komentohet mjaft shumë pasi që skeçet e tij çdo herë shkaktojnë të qeshura te publiku.
Është ai se bashku me dy anëtarët e grupit të tij të njohur me nofkën “Stupcat” që publikut i kanë sjellë çdo herë çaste të jashtëzakonshme humori dhe kanë ngel ndër më të preferuarit në këtë aspekt me rolet e tyre të veçanta, shkruan “Kosovarja”.
Simpatinë më të madhe kohët e fundit Vedati po e merr me rolin e tij të Linës, ku nuk ka hezituar as sot të postojë një imazh që duket tipike si një femër madje edhe atë duke u shfaqur me një fustan pa të brendshme.
Por, siç duket dikujt prej komentuesve kjo gjë nuk po i pëlqen edhe aq nuk po e sheh të arsyeshme që rolet e femrave të luhen çdo herë prej aktorëve në fjalë, pse jot ë mos marrin në grupin e tyre një femër aktore.
Një kritikë e drejtë apo e gabuar sipas jush?.