Vela: ShBA-ja sanksionon udhëheqjen e Republikës Srpska për përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën

20:17 | 31 Korrik 2023
vela:-shba-ja-sanksionon-udheheqjen-e-republikes-srpska-per-perpjekjet-e-tyre-sistematike-per-te-minuar-bosnjen-dhe-hercegovinen

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se ShBA-të kanë sanksionuar udhëheqjen e Republikës Srpska për “përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën”.

Sipas Velës, kjo është duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë.

“Shtetet e Bashkuara sanksionojnë udhëheqjen e Republika Srpska për përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën, duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë”, shkruan Vela.

Ai ka thënë se ky është mesazh i qartë për të gjithë “prishësit në rajon që bëjnë kërkesën e Rusisë”.

Komento: