Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, kanë thënë se mediat e regjimit të Aleksandër Vuçiqit janë duke u përpjekur për të nxitur konflikt të armatosur në Kosovë.
Kjo pasi të dielën në mbrëmje kanë raportuar rrejshëm për “përleshje” në mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë.
“Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë“, ka shkruar ai në Twitter.
Më herët, mediat e lidhura me pushtetin serb raportuan që “ka tensioe në Zubin Potok”.
Por video e publikuar nuk ishte provë nëse është duke ndodhur aktualisht.