Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk do të marrë pjesë në këtë samit BE-Ballkani Perëndimor për të larguar vëmendjen nga emërimi i Aleksandar Vulin, si shef i shërbimit sekret serb, si dhe për mos vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Histeria e Vuçiqit është një përpjekje e dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin Bashkim Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë”, ka shkruar Vela.
“Shpërqendrimi i vëmendjes nga emërimi i Vulin, një shërbëtor rus, si shef i shërbimit sekret serb. Deklaratat e samitit kërkon nga vendet ballkanike, përfshirë edhe Serbinë, që të bashkohen BE-së në sanksionet kundër Rusisë”.
Vuçiq ka deklaruar sot se nuk do të marrë pjesë në samitin e Tiranës pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emeruar ministër për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.