Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, caktohet data e shqyrtimit

12:30 | 12 Maj 2026
veliaj-kerkon-zbutje-te-mases-se-sigurise,-caktohet-data-e-shqyrtimit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet më 28 maj në Gjykata e Lartë, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për zbutjen e masës së sigurisë.

Siç raporton TopChannel, në argumentet e paraqitura përfshihet edhe vendimi i 4 majit 2026 i Gjykatës së Lartë, ku Kolegjet e Bashkuara ndryshuan praktikën lidhur me qasjen ndaj masave të sigurimit personal.

Në këtë vendim theksohet se masa “arrest në burg” duhet të konsiderohet si alternativa e fundit që aplikohet nga gjykatat.

Komento: